ASH: Zyrtarët e BDl-së s’kanë përgjegjësi morale

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj sjelljes së funksionarëve të BDl-së lidhur me mos mbajtjen e maskave dhe tubimit në Ministrinë për Sistem Politik, duke thënë se të njejtit nuk kanë fare moral, sepse siç thonë, po të kishin, do të jepnin dorëheqje.

Sipas ASH-së, dë*nimi prej 10-20 eurove kushton sa një votë që ata e bljenë.

“Përgjegjësia e një bartësi të një funksioni publik është vetëm morale. E dimë që se keni një të tillë. Sikur ta kishit moralin sot do të ishit të dorëhequr, sikur ta kishit moralin nuk do të lejoni që Ministri i Policisë Oliver Spasovski t’ju mbajë ligjërata sjellje dhe mirësjellje si kalamajve të vegjël! Mjaft luajtët me fatkeqësinë e qytetarëve në këtë kohë krize ekonomike dhe varfërie, duke ua nxjerr para syve atyre dë*nimet, herë 10 euro e herë 20 euro dë*nime që duhet paguar nga zyrtarët e BDl me rastin e shkeljes së masave mbrojtëse kundër Covid 19! Këto 10-20 Euro zyrtarëve që janë bërë milioner e dimë se nuk ua prishin rahatinë. Ju me kaq e bleni një votë, ju harxhoni qindra mijëra Euro vetëm për një këngë, për një drekë, darkë, ahengje privat”, thuhet mes tjerash në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.