Berisha: Këtij i thonë ‘sukses’! Turqia, 300 000 të vaksinuar në ditë, Shqipëria 365!
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka sulmuar sot, të ashtuquajturin program vaksinimi që kreu i Qeverisë, Edi Rama e shpalli si të nisur në Shqipëri.
Me një krahasim të shpejtë midis programit real që ka nisur një shtet si Turqia dhe atij propagandistic që ka nisur Shqipëria, Berisha shprehet me ironi se me këtë ritëm, Ramës do t’i duhen gati 7 muaj për të vaksinuar vetëm personelin shëndetësor.
“Këtij i thonë sukses! Turqia, 300 000 të vaksinuar në ditë, – shkruan Berisha. – Shqipëria 365 të vaksinuar në 5 ditë! Dje Edvin Hajduti njoftoi se nga vaksina skarcitet kallp e futur në mënyrë klandestine në Shqipëri, janë vaksinuar 350 persona.
Agjensia Reuters njofton dje se Turqia ka vaksinuar në dy ditët e para mbi 600 000 njerëz. Kështu, Shqipërisë me Edvin Hajdutin për të vaksinuar vetëm personelin mjekësor do t’i nevojiten 200 ditë. S’ka gjë se vet e bëri i pari vaksinën!” nënvizon po me ironi ish-Kryeministri dhe publikon lajmin e Reuters, që tregon mbi ecurinë e procesit të vaksinimit në disa vende të botës.