Ekskluzive: Nesër masat e reja, ndryshon orari, lajm i mirë edhe për gastronominë
Nga nesër në Kosovë pritet të ketë masa të reja karshi situatës pandemike në vend.
Paralajmërimin për këtë e kishte dhënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas një takimi që kishte me Bordin këshilldhënës.
Burime të Indeksonlinet mësojnë se nesër Kosova do të njihet me masat e reja. Indeksonline mëson se do të ketë ndryshim të orarit të qarkullimit.
Po ashtu, burime të sigurta të Indeksonlinë bëjnë të ditur se do të ketë lajme të mira edhe për gastronominë, ku parashihet zgjatja e orarit të punës.
Indeksonline mëson se masat e reja do të rikthejnë funksionimin e tregjeve të kafshëve dhe të makinave.
Zemaj ka paralajmëruar se masat lehtësuese do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët./Indeksonline/