Qytetarët komentojnë darkën Kurti-Vuçiq: Dialogu varet nga Evropa, Albini nuk lëshon pe

Shpërndaje

Qytetarët nuk kanë shumë informacione lidhur me takimin e djeshëm të Kryeministrit Kurti me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Berlin. Gjithsesi ata po tregohen optimist lidhur me takimin, raporton Ekonomia Online.Kujtojmë se Kryeministri Kurti pati thënë se nuk do të ulet në tavolinë me presidentin serb, pa u gjetur zgjidhje të pagjeturve. Për këtë Bejtullah Rushiti për EO tha se kanë qenë veç fjalë.“Pritshmëritë e mija nuk janë kurrqysh hiç, se e di me kanë kem të bëjmë punë. Jo se po du me akuzu as kryeministrin as askënd, po e di me kënd kemi punë”.“Atë krejt e kemi ditë që veç janë fjalë. Qaj që ka besu në atë ai ka qenë mjegull krejt”.Sefedin Vitija tha se duhet të Kurti të pyetet lidhur me takimin e djeshëm sepse sipas tij populli nuk din asgjë.“Unë aty nuk jam kanë, Albinin vetne, ai ju tregon, populli nuk din gjë çka bëjnë ata”.Gjithsesi Vitija tha se kryeministri Kurti po punon mirë duke theksuar se ai punon drejtë.“Sa e kam vërejt, është duke punuar mirë.

Tjetër send nuk di çka me thënë, po lëne njeriun rehat se po i shoh disa qohen e kritikojnë a vetë 20 vite kanë punuar sërish. A këtë po donë me përmisu që po punon drejtë”Arif Halilaj për kryeministrin e vendit thotë beson që flet me vend. Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi ai tha se më shumë varet nga Evropa.“Mendimi im është se Albin Kurti është njeri i sinqertë, është njeri, është njeri i aftë. I njeh senet shumë mirë edhe domethënë ma merr mendja që ai flet me vend”.“Dialogu me Serbinë, mirë është me pas një kompromis, me pas një marrëveshje por me Serbi vështirë është me u marr vesh”.“Varet tash edhe nga Evropa nuk mundet edhe bash vetë me vendos. Mendimi im është që Evropa e ka në dorë se ka bash vetë.

Mendimi është që mirë ish kanë për me ditë për të zhdukurit ku janë. Sa kemi të vdekur e krejt e dimë krejt janë në regjistër. Mirë e din Serbia se çka ka bë në Kosovë”Selvete Krasniqi u shpreh optimiste për takimin e djeshëm të Kurtit e Vuçiq.“Unë pres shumë prej Albin Kurtit. Çdo herë ka qenë anti Serbisë e anti Jugosllavis딓Është i mençur ky i sjell punët apet më së miri për Kosovën”“Sa mendoj unë për politikë, aq politikane nuk jam veç mendoj që ky është i mençur”Edhe Lule Hyseni për EO thotë se takimi i djeshëm ka qenë i frytshëm, duke besuar se Albin Kurti “nuk lëshon pe”.“Shumë i frytshëm i mirë, nuk e di çka kanë fol veç besoj që Albini është ballëhapur ku të shkon”“S’ka dialogu njëherë nuk është aty, është shumë vonë por i vjen koha edhe asaj. Po ky nuk lëshon pe”“Normal që kanë me u gjet ata, ka thënë e çka ka thënë ai nuk lëshon pe. Veç Zajednicën që e hek bollë është. Edhe të pagjeturit kanë me u gjet po koha e bënë të veten”.