MaqedoniTop Lajme

Filloi falja e namazeve të Xhumasë në Xhaminë e Kodrës së Diellit (Foto)

Shpërndaje

Sot më 08.01.2021 (e premte), u fal namazi i xhumasë në Xhaminë e Kodrës së Diellit. Kështu do të vazhdojnë edhe xhumatë e tjera. Kurse hapja solemne e kësaj Xhamie do të bëhet pasi të përfundojnë tërësisht punimet brenda dhe jashtë objektit.

I pranishëm për faljen e namazit të xhumasë në xhami ishte Myftiu i Tetovë sëbashku me shumë hoxhallarë të tjerë.

Fillimisht para faljes së namazit të xhumasë u lexua mukabele nga hfz. Besir ef. Limani dhe referenti për fetaro-arsimor pranë Myftinisë, hfz. Abdurahim ef. Murati. Duanë e hatmeve, jasinëve dhe kelime teuhideve të kënduara nga xhematë të ndryshëm e bëri referenti fetaro-arsimor Mr. Xhemil ef. Memeti. Pas thirrjes së ezanit nga Mr. Xhemil ef. Sadiku, mesazhin e hutbes e bëri Myftiu, i cili falenderoi Allahun Fuqiplotë, i dërgoi salavate Pejgamberit a.s.. Pastaj ai e luti Allahun xh. sh. që donatorët e xhamisë, gjegjësisht atyre që kanë vdekur varrin t’ua bëjë një bahçe Xhenneti, kurse të gjallëve t’u jep shëndet, bereqet, muhabet dhe lumturi në jetë dhe të gjithëve të na bashkojë në Xhennet.

Poashtu, Myftiu e luti Allahun e Madhërishëm që sa më shpejtë të na shpëtoj nga kjo pandemi, Korona Virus-Covid 19, kurse xhematit iu drejtua duke ua rikujtuar që të kenë kujdes në përdorimin e maskave, ruajtjen e distancës dhe dezinfektimit te duarëve.

Në fund Myftiu, duke potencuar se nuk jep ai që ka apo ai që nuk ka, por jep ai që do, gjegjësisht jep ai të cilit ia ka mundësuar Allahu i Lartësuar që të jetë pjesë e të mirës, i falenderoi paraprakisht edhe ata që do të kontribuojnë në të ardhmen.

Ndërsa namazin e xhumasë e fali hfz. Abdurahim ef. Murati.