Flet menaxheri i Medës: Lokali është gjobitur, nuk është mbyllur
Mbrëmjen e së dielës, Policia dhe Inspeksioni kanë kontrolluar lokalet në kryeqytet, për të mbikëqyrë respektimin e masave anti-COVID.
Pas raportimeve që lokali i këngëtarit Mehedin Pergjegjaj, i njohur për publikun si Meda, është mbyllur për shkak të mosrespektimin e masave anti-COVID, për Express ka folur menaxheri i Medës, Emrush Thaqi.
Ai ka thënë se vetëm lokali është gjobitur dhe lokali nuk është mbyllur.
Ndërsa Policia e Kosovës ka kërkuar që të respektohen rekomandimet e kufizimet e vendosura për ruajtjen e shëndetit publik.
“E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është një nga prioritetet e të gjithë neve”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.