Jo vetëm ndërtime/ Turqia “i dhuron” edhe një dhëndër Laçit! Rama batuta në ceremoni
Një fejesë mes traditave shqiptare dhe turke, ku vajza kishte njohur djalin nga Stambolli gjatë studimeve për arkitekturë në Turqi.
Kjo është historia e Eldës nga Mamurrasi dhe Burakut nga Stambolli.
Gjatë një vizite të kryeministrit Edi Rama në kantierin e financuar nga qeveria turke për ngritjen e banesave për personat e dëmtuar nga tëremti i i 26 nëntorit, Rama i kishte premtuar turkut se do të ishte pjesëmarrës në ceremoninë dhe mesa duket e ka mbajtur fjalën.
Ai ka qenë i pranishëm në ceremoninë e fejesës së çiftit shqiptaro-turk, ndërsa ceremoninë e ka shpërndarë edhe në Facebook-un e tij.
Rama e uroi çiftin e ri që të kenë lumturi mes tyre duke u dhënë edhe një këshillë të vyer, “Mos të harronin prindërit!”.
“Mamurras, Kurbin – Në kantierin e shkollës së re që po rilind më e madhe, më e bukur e më e fortë dhe më pas, në ceremoninë e një fejese të plazmuar në kantierin e lagjes së re të Laçit, mes Eldës, vajzës nga Mamurrasi dhe Burakut, djalit nga Stambolli”, shkruan Rama në Facebook.