LDK-ja përhapë lajme të rreme për Kurtin – Reagon edhe gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”
Pas publikimit të një fotografie, që është paraqitur si artikull i gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung” botuar në vitin 1998, e që titullohet: “Kurti: Kush e mbështet SHBA-në dhe Rugovën është kundër Kosovës”.
Ka reaguar korrespodenti i gazetës së famshme gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, sipas të cilit, ky artikull nuk është publikuar asnjëherë në gazetën gjermane dhe e ka cilësuar si lajm të rremë, me këtë rast LDK-ja po përpiqet ta njollosë figurën e Kurtit.
“Në valën e zgjedhjeve në Kosovë, është duke u zhvilluar një fushatë e lajmeve të rreme në media të ndryshme sociale që përfshijnë Albin Kurtin dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka theksuar Martens.
Martens, tutje ka potencuar se ky artikull nuk është shfaqur asnjëherë në FAZ. Citimi është i rremë”, thuhet në reagimin e tij në Twitter.
Shkrimi i plotë:
“Në valën e zgjedhjeve në Kosovë, është duke u zhvilluar një fushatë e lajmeve të rreme në media të ndryshme sociale që përfshijnë Albin Kurtin dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Ju lutemi vini re: Ky artikull nuk është shfaqur asnjëherë në FAZ. Citimi është i rremë”./meKryeministrin.info/
Korrenspondenti i FAZ-it, Martens thotë se titulli për Albin Kurtin nuk është i vërtetë
In the wake of the elections in Kosova, a fake news campaign in various social media involving Albin Kurti and Frankfurter Allgemeine Zeitung is under way. Please note: This article never appeared in FAZ. The quote is fake. pic.twitter.com/HzxiUwH0G5
— Michael Martens (@Andric1961) January 24, 2021