Qytetarët ndiejnë goditjen financiare, disa produkte janë rritur deri në 50 për qind

Shpërndaje

Çmimet e disa produkteve muajt e fundit janë rritur për 50 për qind. Rritja për çdo ditë vërehet në produktet bazë si mielli, sheqeri dhe kripa, të cilat janë rritur për 20 % krahasuar me një vit më parë. Ekspertët e ekonomisë kërkojnë që autoritetet të marrin masa për të zbutur ndikimin ndaj qytetarëve. Në vend të ngrirjes së çmimeve, të ulet TVSH-ja e produkteve ushqimore nga 18 në 5 për qind dhe të subvencionohen kompanitë që për shkak të rritjes së energjisë, rrisin çmimet e produkteve.

Nga Ministria e ekonomisë mbeten në qëndrimin se, nëse duhet do të merren masa, por për momentin po ndiqet situata.