Skender Rexhepi dhe Safije Emini nuk janë të pranishëm në mbledhjen e AAA-së

Shpërndaje

Në mbledhjen e sotme të Alternativës, ku po shqyrtohet dhe do të vendoset ndaj ofertës së kryeministrit Zoran Zaev për t’u bërë pjesë e Qeverisë aktuale, nuk janë të pranishëm dy deputetë të kësaj partie.

Bëhet fjalë për Skender Rexhepin – Zejdi dhe Safije Emini, të cilët për momentin janë pjesë e një delegacioni parlamentar që gjendet jashtë shtetit.

Tashmë ka filluar mbledhja dhe deputeti i AAA-së, Hysni Ismaili para saj tha ende nuk dihet se cili do të jetë vendimi, pas siç tha, kjo do të diskutohet dhe mësohet pas një ore.