Maqedoni

Mbyllet një lokal në Shkup, ndalohen 47 persona

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme në Shkup është mbyllur një lokal pasi gjatë kontrolleve policia ka konstatuar se objekti ka punuar pas orës 18:00.

Policia së bashku me Inspektoratin e Tregut, rreth orës 22:00 në rrugën “Gjorgji Pop Hristov” në Shkup në një lokal ka hasur 47 persona të moshës prej 17 deri 75 vjeç.

MPB njofton se të pranishmit dhe pronari janë privuar nga liria, për procedurë të mëtejshme, ndërsa Inspektorati Shtetërorë i Tregut ka mbyllur objektin për 30 ditë. Personat në fjalë do të akuzohen për shkelje të nenit 206 të Kodit Penal, respektivisht mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë.