Ministri Hoxha: Në Ankara nënshkruhet Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e politikës së veterinarisë dhe sigurisë së ushqimit

Shpërndaje

Miqësitë ndërmjet popujve ndërtohen duke ndërtuar shtigje të përbashkëta të bashkëveprimit ndërshtetëror. Në frymën e bashkëpunimit të vazhdueshme, me qëllim të avancimit marrëdhënjeve ndërshtetërore, bashke me kolegun Naser Nuredini, sot në Ankara me homologun turk Bekim Pakdemirli nënshkruam një Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e politikës së veterinarisë dhe sigurisë së ushqimit si dhe dy Memorandume për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në fushën e ujërave dhe pyjeve. Me këtë edhe një herë tregojmë përcaktimin tonë për kontinuitet në ndërtimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënjeve ekonomike në mes dy shteteve.