“Nis” fushata! “Vlonjatët” të kënaqur nga kryeministri, shpërndajnë postera përgjatë Lungomares: Votoni Edi Ramën!
Kur kanë mbetur më pak se katër muaj nga dita e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, fushata duket se ka nisur në qytetin bregdetar të Vlorës.
Në Lungomare janë vendosur disa tabela, ku mbizotëron portreti i kryeministrit Edi Rama dhe shoqërohen nga fjalët: Voto Edi Ramën! Ndërkohë që janë vendosur kudo në rrugë, ende nuk dihet se kush e ka ndërmarrë këtë iniciativë.
Po ashtu nuk dihet nëse Rama do të vendosë sërish që të garojë si deputet në qarkun e Vlorës, ashtu si në zgjedhjet e fundit.