Nuk heqim dorë nga ekstradimi i Gruevskit, thotë ministri i Drejtësisë
Shteti ka ndërmarrë gjithçka që është në fuqinë e tij për ekstradimin e Nikolla Gruevskit në vend. Nga ekstradimi nuk heqim dorë dhe do të vazhdojmë aktivisht të punojmë me qëllim të kthimit të Gruevskit në vend, thotë ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi në intervistën për MIA-n.
Shteti, siç thekson Mariçiqi, nuk është i limituar lidhur me atë sa herë mund të kërkojë ekstradimin të personave të cilët janë në arrati.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ta shpallë kushtetues vendimin për tërheqjen e abolimit të ish presidentit Gjorge Ivanovit është një moment i ri në këto raste. Për ish kryeministrin deri tani janë parashtruar dy kërkesa për ekstradim, njëra më 20.11.2018 dhe tjetra më 13.6.2019. Nga ekstradimi i Gruevskit nuk heqim dorë dhe do të vazhdojmë të punojmë me qëllim të kthimit të Gruevskit në vend”, thotë Mariçpiqi.
Kërkesat për ekstradim, siç shton, janë procedura me shtete të huaja të cilat gjithmonë e kanë fjalën e fundit në pikëpamje të ekstradimit.
“Përgjigjet apo shkaqet për refuzim janë gjithmonë të ndryshme – ndonjëherë kryerësi nuk mund të locohen, ndonjëherë merret vendim të mos ekstradohet, ndonjëherë procedura vazhdon dhe kërkohen materiale shtesë. Puna jonë është të mos dorëzohemi ta përmbushim kërkesën e organeve gjyqësore që kryerësit e veprave penale të sillen në Maqedoninë e Veriut dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm për të gjitha lëndët të cilat janë në vijim”, theksoi ministri i Drejtësisë në intervistën për MIA-n, e cila së shpejti do të publikohet në tërësi.