Pamje të pazakonta nga Kongresi amerikan – Capitol Hill
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan pritet të votojë të mërkurën për ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.
Do të ishte hera e parë në historinë amerikane që ndaj një presidenti ngrihen dy herë akuza për shkarkim gjatë mandatit të tij.
Capitpl Hill tani është nën kontrollin e Gardës Kombëtare, të cilët janë duke u përkujdesur për sigurinë e kongresmenëve pas protestave javën e kaluar nga mbështetësit e Trumpit.
Anëtarët e Gardës Kombëtare të lodhur flenë në dysheme në Capitol Hill.