Izraelitët bombardojnë Universitetin në Gaza, publikohen pamjet e sulmit ajror

Shpërndaje

Ministria izraelite e Mbrojtjes ndryshe e njohur si IDF, ka njoftuar se ka goditur Universitetin Islamik në Gazë – duke pretenduar se “po përdoret nga Hamasi si qendër trajnimi për inteligjencën ushtarake”.

“Në videon e shkurtër, aeroplanët e IDF-së goditën qendrën e rëndësishme operacionale dhe ushtarake të terroristëve të Hamasit në Rripin e Gazës – Universitetin Islamik”, u tha në kumtesën e IDF-së, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu është bërë e ditur se kampusi ishte përdorur për zhvillimin dhe prodhimin e armëve, si dhe janë organizuar konferenca nga ku bëhej thirrje për fonde për Hamasin.

“Universiteti ka mbajtur lidhje të forta me liderishpin e Hamasit”, u tha ndër tjera nga IDF-ja izraelite.

Në anën tjetër, raportohet për luftime të ashpra mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite që po kryejnë sulme ajrore mbi caqet e këtyre militantëve.