RajoniTop Lajme

Serbia shpresoi se Kosova humbi përkrahjen në Kongres, Haradinaj Stublla i përgjigjet

Shpërndaje

“Miqtë e Kosovës në Amerikë po shtohen”, kështu ka shkruar në rrjetin social Facebook, kryediplomatja kosovare Meliza Haradinaj Stublla.

Ajo ka thënë se tani kur kongresmeni amerikan Eliot Engel po përfundon punën e tij 32 vjeçare në kongresin Amerikan duke qenë zëri i Kosovës në kohë kur ajo më së shumti pati nevojë, tani Haradinaj Stublla i ka uruar për detyrën e re në këtë pozitë Ritchie Torres.

“Kisha nderin që verën e kaluar të takohem me kongresmenin Torres, përfaqësues i distriktit kongresional të 15-të (The Bronx), New York, në Dhomën e Përfaqësuesve.

Z. Torres pajtohet që drejtësia duhet të kërkohet dhe sigurohet për të gjitha viktimat e luftës gjenocidale e të spastrimit etnik të Millosheviqit në Kosovë, përfshirë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe për vëllezërit Bytyqi, që si shtetas Amerikan u ekzekutuan si pengje të luftës nga forcat paramilitare të Serbisë”, ka shkruar Haradinaj Stublla.

Ajo ka thënë tutje se bashkëbisedimi me të për rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm në politikën amerikane, si dhe për inkurajimin e madh e lidhjen e fortë me aktivistin e shquar të çështjes sonë kombëtare z.Harry Bajraktari, janë shpresë e madhe se miqtë e Kosovës në Amerikë nuk do të zvogëlohen asnjëherë, ashtu siç duan e shpresojnë kundërshtarët e Kosovës.

Postimi i plotë i saj: