Shumë qytetar që jetojnë përkohësisht në SHBA që një vit pa pasaporta, ministri Osmani premton zgjidhje
Shumë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut që jetojnë përkohësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka gati një vit që nuk marrin dot pasaporta të shtetit amë. Duke mbetur pa dokumente udhëtimi ata nuk mund të vazhdojnë të rregullojë vend-qëndrimet, studimet dhe jetën e tyre, pasi siç shprehen ata ambasada dhe konsullatat e Maqedonisë së Veriut në Amerikë nuk u dalin në ndihmë dhe madje nuk u tregojnë asnjë zgjidhje. Ministri I jashtëm Bujar Osmani tha se shkak i vonesave të marrjes së pasaportave jo vetëm në SHBA por edhe në Evropë ka qenë pandemia.
“Zakonisht qeveria bënë plan program se cilat vende do vizitohen me ekipe mobilje për të bërë fotografimin dhe shërbimin e qytetarëve që nuk mund të vijnë këtu të bëjnë shërbimet e veta. Për shkak të pandemisë këtë vit u bllokua lëvizja edhe e njerëzve, ashtu që në 7 muajt ose në 9 muajt e parë nuk kishte asnjë lëvizje në këtë drejtim dhe u grumbullua një numër i madh i qytetarëve të cilët kishin nevojë për të marr shërbimin për pasaportë pa ardhur këtu në Maqedoninë e Veriut”, Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme.
Osmani sqaroi se ka kërkuar diplomatë vullnetarë që të shkojnë në vendet ku kishte më tepër njerëz që prisnin për të marrë dokumentet e udhëtimit. Ai premton se së shpejti një ekip mobil do të niset nga Maqedonia e Veriut për në SHBA për t’i shërbyer qytetarëve me qëllim që të mund të pajisen me pasaporta.
“Jam i gëzuar që një numër i madh i diplomatëve u paraqitën dhe u formuan grupe të cilët nga Kroacia deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëvizur për të dhënë shërbime dhe janë dhënë mijëra të tilla gjatë këtyre katër muajve. Kemi një rast në Kinë ku janë 14 qytetarë, shtetas tonë të cilët nuk mund të vijnë këtu për shkak të angazhimeve të tyre për të marrë pasaporte kurse ne nuk e kemi në plan të qeverisë për të shkuar në Kinë me ekipe mobile dhe ky është një rast i cili tani duhet të gjejmë në zgjidhje se si. E njëjta është edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pak më kollaj për shkak se është një pjes në planin e qeverisë dhe shpejt pritet që ekipet mobile të shkojnë atje dhe t’u japin shërbime qytetarëve”, tha Bujar Osmani.
Ministri i Jashtëm nuk tregoi kohës se kur ekipet do të nisen për në SHBA, ndërsa qytetarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë përkohësisht atje do të duhet të presin edhe disa muaj derisa të zgjidhet problemi i tyre.