Taravari: Tre vite vazhdimisht stigmatizim nga pushteti qendrorë, por Gostivari ka realizuar qindra projekte
Edhe përskaj stigmatizimit për tre vite, Komuna e Gostivarit ka arritur të realizojë investime të cilat ishin premtuar në fushatë gjatë 2017-tës. Kështu tha sonte në emisionin “Koha për debat” në Tv Koha, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
“Për tre vite kemi gjashtë fshatra me kanalizim, e që në të kaluarën nuk ksihin aspak. Bëhet fjalë për fshatra të mëdha. Kemi realizuar katër çerdhe, e pesta është në procedurë. Ne kishim premtuar katër çerdhe. Edhe pak lagje kanë mbetur pa kanalizim, dhe Gostivari do të jetë gjithandej me rrjetë kanalizimi. Kemi asfaltuar mbi 30 kilometra rrugë. E gjithë kjo është bërë me para të Buxhetit komunal dhe disa donacioni nga organizatat ndërkombëtare”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Ai tha se në Gostivar ka nevojë të asflatohen mbi 100 kilometra rrugë.
“Megjithë pengesat, ne jemi institucioni më transparent në vend që udhëhiqet nga një shqipëtar. Nga 120 institucione, ne jemi ranguar e para te shqiptarët dhe e 40 në nivel shtetit”, tha Taravari.
Taravari tha se asgjë nuk ka trashëguar nga pushteti i kaluar lokal dhe asnjë ndihmë nga pushteti qendrorë.
Ai tha se dy vitete e para, BDI e la Komunën e Gostivarit pa buxhet.