Malmed vazhdoi afatin e vaksinave ‘Pfizer’

Shpërndaje

Afati I përdorimit të vaksinave “Pfizer” ka skaduar më 31 Dhjetor, por të njëjtat vazhdojnë të aplikohen. Personeli mjekësor në punktet e vaksinimit I njoftojnë qytetarët, por sigurojnë se kanë marrë leje nga kompania, por edhe ng trupi rregullator i vendit – MALMED, se vaksinat janë të sigurta dhe mund të shfrytëzohen gjashtë muaj pas skadimit të afatit.

Afati I përdorimit të vaksinave “Pfizer” është vazhduar nga 6 në 9 muaj. Kjo do të thotë se vaksinat që u skadonte afati më 31 Dhjetor mund të përdoren deri në Mars 2022. Ky vendim vjen pasi Agjencia Evropiane për Ilaçe – EMA ka vazhduar afatin e përdorimit të vaksinave “Pfizer” nga gjashtë në nëntë muaj transmeton KlanM.

“Dritë jeshile” ka dhënë edhe Agjencia për ilaçe – MALMED pasi kanë mbërritur dokumentet nga trupat rregullatorë dhe nga prodhuesi “Pfizer”.

“Në bashkëpunim me Agjencinë për Ilaçe dhe mjete mjekësore MALMED, bartësi i lejes PFIZER SRB, dëshiron t`ju njoftojë se është miratuar afati i ri i përdorimit të vaksinës Comirnaty. Afati i ri i përdorimit është miratuar edhe nga Agjencia Evropiane për Ilaçe – EMA. Komisioni për siguri dhe shpallje pranë MALMED-it, në seancë ka miratuar letrën për Punonjësit e Shëndetësisë për vazhdimin e afatit të përdorimit të vaksinës Comirnaty dhe e njëjta është distribuar në punktet e vaksinimit”

Nga MALMED thonë se bëhet fjalë për vazhdimin e afatit të vaksinave të ngrira, kurse kushtet e ruajtjes mbeten të njëjta, në temperatura nga minus 90 deri minus 60 gradë celsius.

MSH-ja ka njoftuar se për momentin janë mbi 176 mijë doza me afat përdorimi deri në Maj të 2022, mbi 28.000 doza deri në Qershor 2022, mbi 145 mijë doza deri në Gusht 2022 dhe mbi 104 mijë doza deri në Qershor 2022.

Nga MSH-ja kanë thënë se vaksinat që aplikohen në punktet e vaksinimit janë me afat të vlefshëm pa marrë parasysh nëse bëhet vaksinimi, rivaksinimi ose doza e tretë. Deri tani, Qeveria ka miratuar vendimin për t`u furnizuar me 500.000 vaksina për vitin 2022.