MaqedoniTop Lajme

Zaev – Besimi: Viti 2021 – Vit i rimëkëmbjes ekonomike

Shpërndaje

Kriza e shkaktuar nga virusi korona ka ndikuar në mas të madhe në ekonominë e vendit. Viti 2021 pritet të jetë vit I rimëkëmbjes ekonomike. Kështu u shprehen Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri I Financave Fatmir Besimi gjatë preskonferencës së sotme ku prezantuan edhe projektet dhe buxhetin për vitin 2021. Në muajn shkurt pritet edhe zbatimi I pakos së pestë ekonomike.

Viti 2021 sipas Kryeministrit Zoran Zaev do të jetë viti I rimëkëmbjes ekonomike duke I paralajmëruar katër shtyllat ku do të mbështetet Buxheti për vitin 2021. Sic tha Kryeministri, katë shtyllat kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike, rritja inkluzive dhe e qëndrueshme ekonomike, përforcimi I konurentshmërisë së sektorit privat dhe zhvillimi I resursve njerëzore dhe mundësi të barabarta përmes së cilave do të sigurohet stabiliteti makroekonomik dhe qëndrueshmëria financiare për rimëkëmbjen ekonomike.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

“Në vitin e ri sërish do të investojmë në popullin tonë. Do t’ju ndihmojmë më të prekurve nga pandemia, shteti është këtu për t’ju ndihmuar të gjithëve që kanë nevojë për ndihmë dhe të ruajtur vendet e punës. Pas pushimeve të Krishtlindjeve, debatet do të filloj me të gjitha sindikatat, odat ekonomike, profesorë të universiteteve, organizatat e shoqërisë civile për të dimensionuar masat e reja. Gjatë gjithë janarit, të gjitha aspektet do të shihen dhe masat që do të merren në fillim të shkurtit.

Ministri i Financave Fatmir Besimi, tha se Viti 2020 ishte përplot me sfida, ndikimi pozitiv i masave të ndërmarra ka dhënë shpresë – tha Besimi duke potencuar si prioritet ruajtjen e vendeve të punës.

FATMIR BESIMI – MINISTËR I FINANCAVE

Viti i kaluar ishte i vështirë për aspektin shëndetësor, ekonomik dhe social dhe ruajtja e vendeve të punës ishte një përparësi. Fondet u siguruan për të ndihmuar mijëra qytetarë, mbi 20,000 kompani u financuan nga pagat, kishte hua pa interes, disa ishin me grante. Ndikimi pozitiv na inkurajon të vazhdojmë të veprojmë. Investimet bruto po rriten për shkak të besueshmërisë së qeverisë, Investimet kapitale këtë vit shënuan rritje 82% krahasim me vitin e kaluar 76%.

Kryeministri Zaev njoftoi se Buxheti është i balancuar me fokus në sistemin shëndetësorë, ekonominë, investimet kapitale, reformat në gjyqësor dhe euro-integrimet. Të ardhurat nga taksat në vitin 2020 janë realizuar në vlerë prej 189.8 miliardë denarë, ose 96.7% e të hyrave të planifikuara. Shpenzimet totale nga Buxheti në vitin 2020 janë realizuar në vlerë prej 243.7 miliardë denarë, ose 96.4% krahasuar me shumën e planifikuar. viti 2020 është mbyllur me një deficit buxhetor prej 53.9 miliardë denarë. /KlanMacedonia