Zv/drejtori i Entit shtetëror, Selami: Ligji i regjistrimit është i qartë

Shpërndaje

Në emisionin Rruga Drejtë që sonte do të transmetohet në ora 22 në Alsat, temë debati është regjistrimi i popullsisë i cili ka hyrë në javën e fundit. zv/drejtori i Entit shtetëror të statistikës, Ilmi Selami, thotë se nuk ka nevojë për dilema sepse Ligji i Regjistrimit është i qartë dhe numri i përgjithshëm i popullatës përfshinë edhe rezidentët edhe jorezidentët. Sipas Selamit, në përcaktimin e përqindjeve bën pjesë edhe diaspora. Në emision u fol edhe për sulmet e vazhdueshme kibernetike të cilat sipas të ftuarve kanë për qellim prishjen e procesit. Selami thotë se rastet janë denoncuar në polici dhe se sulmet bëhen nga grupe mirë të organizuara prej brenda shtetit.