Zv/Ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani: Masat anti-Kovid, ndihmuan në uljen e infektimeve (Video)
Masat e ndërmarra nga ana e institucioneve kompetente dhe respektimi i të njëjtave nga qytetarët kanë ndikuar në uljen e numrit të të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut – thotë Zv/Ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani. Por, ai thotë se mosrespektimi I masave dhe protokolleve anti-covid gjatë festave mund të ndikojë në krijimin e një valë të re të virusit, kurse efektet priten pas dy javëve.
‘Kjo është terapia epidemiologjike të cilën ne e bëjmë , ndërmarrim masa, mundohemi të kufizojmë lëvizjet e njerëzve dhe atë lakoren mundohemi nga një pozitë vertikale ta zbusim dhe ta bëjmë më të rafshtë. Numri i të infektuarve të jetë sa më i vogël dhe i vdekjeve. Masat ndihmojmë dhe është e vetmja mënyrë për të luftuar këtë sëmundje. Ka pas momente ku nuk janë respektuar masat. Praktikisht teoritikisht, do të ndikojnë në një valë të cilën mund ta shohim pas dy javëve-tha Hasani
Sipas Zv/Ministrit Hasani, autoritetet e vendit po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta siguruar sa më shpejte vaksinën anti-covid. Ai thotë se ka besim te vaksina dhe se personalisht do të vaksinohet.
‘Të gjitha forcat diplomatike dhe komunikimet zyrtare midis MSH-së dhe institucioneve kompetente jemi duke i bërë për ti shftytëzuar të gjitha mekanizmat. Qeveria është duke bërë përpjekje maksimale për të siguruar dozat e vaksinës nga Fajzer. Besoj dhe jam optimist se së shpejti do ti kemi vaksinat para muajit Shkurt-tha Hasani.
Duke komentuar raportet për shifrat shqetësuese të vdekshmërisë në vend në 100 mijë banorë, Zv/Ministri Hasani siguron se vendi nuk qëndron keq me vendet tjera të rajonit. Ai përmend numrin e lartë të viktimave që janë evidentuar post-mortum me COVID-19 gjë që, sipas tij, ka rritur numrin e vdekjeve. Zv/Ministri Hasani siguron se autoritetet e shëndetësisë në vend I kanë ndërmarrë të gjitha masat, njëjtë sikurse vendet tjera të rajonit e të botës.