Maqedoni

Ahmeti: Ikja e Brankos, boshllëk për shqiptarët

Shpërndaje

Kreu i BDl, Ali Ahmeti ne Facebook ka ngushlluar shqiptaret per ikjen nga kjo bote e Branko Sinadinoski, shqiptarit ortodoks qe ngriti ceshtjen e shqiptareve te Rekes.

“Ikja nga kjo botë e Branko Sinadinovskit le një boshllëk në përpjekjet për katarzë shpirtërore e kombëtare të shqiptarëve ortodoks në vendin tonë, por ai la pas vete edhe gjurmë dhe vepra të pashlyeshme në historinë e shqiptarëve në përgjithësi dhe shqiptarëve ortodoks në veçanti.

Veprat që ai shkruajti do të vazhdojnë të edukojnë gjeneratat që vijnë pas.

Në këto çaste hidhërimi, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën.

U prehtë në paqe.” ka shkruajtur Ahmeti.