Albin Kurti: Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet për legjitimitet
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij pasi ka ushtruar të drejtën e votës tha se sot është ditë e bardhë ashtu si e ardhmja e Kosovës, njofton ALBAZONE MEDIA.
Postimi i plotë:
Prononcimi im pas votimit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Sot është ditë e bardhë, e ndritshme, ashtu siç do të jetë edhe e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet. Sot kjo nevojë është edhe e drejtë, e cila, më tej, paraqet mundësi e shans që duhet shfrytëzuar dhe duhet përdorur.
Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit.
Me dashuri për vendin, duhet votojmë.
– Gazetarja: Z. Kurti, a mendoni se do të merrni mbi 50% të votave për të formuar qeverinë i vetëm?
– Përgjigja: Fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët.