Pas 3 palë zgjedhjeve, Bullgaria me Qeveri të re

Shpërndaje

Kirill Petkov është kryeministri i ri i Bullgarisë. Për të kanë votuar 134 deputetë në parlamentin me 240 anëtarë. Duke e prezantuar kabinetin e ri qeveritar, fokusin e kishte në prioritetet, lufta kundër korrupsionit, kriza me kovid dhe ripërtëritja ekonomike.

“Politika e jashtme. Ne duhet të jemi partner konstruktiv në BE dhe NATO. Fqinjësia e mirë dhe përparimi në relacionet me Maqedoninë po ashtu duhet të jetë prioritet”, tha Kiril Petkov – kryeministër i Bullgarisë.

Shefi i diplomacisë do të jetë Teodora Gençovska e cila nesër do ta përfaqësojë Bullgarinë në takimin e ministrave të jashtëm në Bruksel.

Në suaza të Samitit të BE-së , Gençovska do ta mbrojë pozitën bullgare, përkatësisht se Sofja miraton fillim të negociatave aderuese me Shqipërinë por jo edhe me Maqedoninë.

Por sipas informacioneve të fundit, qëndrimi i këtillë nuk ka hasur në mirëkuptim nga ana e vendeve të tjera anëtare. Siç njofton MIA, në takimin e fundit, opsioni për ndarjen e dy vendeve ka marrë pothuajse asnjë përkrahje, ndërsa në BE ende nuk ka as pajtueshmëri për përfundimet në lidhje me zgjerimin para takimit të nesërmen të ministrave./TV21