MaqedoniTop Lajme

Babai i Almirit duhet të paraqitet në burg më 1 mars, avokati do të kërkojë shtyrje të mbajtjes së dë.nimit

Shpërndaje

Babai i Almirit që humbi jetën nga goditja me veturë e Boban Iliqit, Sedat Aliu, më 1 mars duhet të paraqitet në burgun e Kumanovës që ta mbajë dë*nimin prej 6 muajve, por avokati i tij tha se do të kërkojnë nga Gjykata që mbajtja e burgut të anulohet, njofton Portalb.mk.

Gjykata Themelore e Kumanovës ia ka dërguar letrën e udhëzimin babait të Almirit që të paraqitet në burg, në bazë të vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës së Apelit. Avokati Asmir Alispahiq, për Portalb.mk, thotë se do të kërkojnë që të shtyhet mbajtja e burgut për arsye familjare.

“Deri nesër e kemi afatin për të dorëzuar kërkesën për shtyrje të mbajtjes së burgut dhe të njëjtën do ta dorëzojmë, në bazë të asaj që Sedati ka një vajzë të vogël. Do të shohim se për sa muaj mund ta shtyjë gjykata mbajtjen e dë*nimit”, tha Alispahiq.

Avokati gjithashtu thotë se po përgatit aplikacionin për ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburgut, pasi që ligji ua pamundëson të ankohen në Gjykatën Supreme.

“Njëkohësisht po e përgatisim aplikacionin për Strasburg pasi që ne nuk mund të dorëzojmë në Supreme të dorëzojmë ankesë. Për aplikacionin kemi kohë edhe 2-3 muaj”, tha Alispahiq.

Gjithashtu, duhet të paraqiten në Burgun e Kumanovës për mbajtje të dë*nimit me burg prej nëntë muajve edhe Avdulla Aliu dhe Sami Demiri.

Rasti Almir Aliu

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën “vr*asje me paramendim“, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dë*nuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i Bobanit, Bojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat Aliun, Sami Demirin dhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dë*nua.

Më 5 prill të vitit 2018, Boban Iliq, u dë*nua me 6 vjet burg, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj burg. I njëjti vendim u rikonfirmua në rigjykimin e dytë.

Lënda shkoi në Gjykatën e Apelit, e cila e ktheu prej në nga e para për shkak të shkeljeve që ishin bërë në procedurë. Gjykata Themelore e Kumanovës sërish me të njëjtat dë*nime i dë*noi të akuzuarit. Lënda shkoi sërish në Apel, ku tani kjo Gjykatë ndërroi mendje dhe për dallim prej herës së parë, Iliqit ia uli dë*nimin prej 6 në 4 vjet.