Osmani: Lavdi të rënëve, të gjithë dëshmorëve, martirëve e heronjve tanë!

Shpërndaje

Në 13- vjetorin e shtetit tonë, nderuam arkitektin e pavarësisë e të shtetësisë sonë, Presidentin historik Ibrahim Rugova, Komandantin legjendar Adem Jashari dhe sakrificën sublime të familjes Jashari si ikonë e lirisë, sikurse edhe simbolin e rezistencës, veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçi.

Ndërkaq, së bashku me Ambasadorët e Quint-it dhe ambasadorin e BE-së, u përkulëm tek memoriali Heorinat, për ta nderuar sakrificën e simbolin e forcës, heroinat tona, e për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lavdi të rënëve, të gjithë dëshmorëve, martirëve e heronjve tanë, të cilët mbesin dritë udhërrëfyese në rrugën tonë përpara për ta bërë Kosovën ashtu siç e ëndërruan ata!