Rama zbardh bisedën me Biden gjatë Samitit të NATO-s

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar sot detaje nga biseda që ka pasur me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Madrid.

Në një komunikim me gazetarët, Rama u shpreh se thelbi i bisedës ishte “pak a shumë vlerësimi për Shqipërinë, për rolin e saj, sidomos në Këshillin e Sigurimit”.

Rama zbuloi se u fol për një organizim të përbashkët në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Jam i përfshirë në çdo bisedë. Thelbi është pak a shumë vlerësimi për Shqipërinë, për rolin e saj, sidomos në Këshillin e Sigurimit. Nga ana tjetër, për nevojën që të organizojmë diçka së bashku meqenëse jemi në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, u shpreh Rama.

Kujtojmë se pas Samitit, kryeministria publikoi një video të shkurtër ku Rama dukej teksa bisedoi shkurt me presidentin amerikan.