MaqedoniTop Lajme

Besimi: Reforma tatimore do të bazohet në drejtësi, arkëtim më të mirë, transparencë, dixhitalizim dhe tatimim “të gjelbërt”

Shpërndaje

Drejtësi më e madhe në tatimim, arkëtim më i mirë i të hyrave, transparencë më e madhe, kushte më të mira dhe vendosje e tatimimit ekologjik “të gjelbërt”, janë 5 prioritetet e Strategjisë së reformave në sistemin tatimor 2021- 2025, e cila është miratuar nga Qeveria, tha ministri i Financave Fatmir Besimi në intervistën për “Kapital”.

Qëllimi kryesor i politikës tatimore është sigurimi i rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik njëherit duke mundësuar siguri ligjore për obliguesit tatimor dhe arkëtim të rregullt të të hyrave publike–tha Besimi.

Ministri i Financave theksoi se prioriteti i parë i Strategjisë është drejtësia më e madhe në tatimim, me qëllim që të sigurohet që gjithsecili të përmbush detyrimin e tij shoqëror dhe ta paguajë pjesën e tij të drejtë të tatimit. Besimi thekson se rezultatet e pritura janë vlerësim i modelit për tatimim të drejtë, implementim të standardeve për parandalimin e erozionit të bazës tatimore dhe transferimit të fitimeve (BEPS), harmonizimin e legjislacionit nacional me legjislacionin nacional të Bashkimit Evropian dhe ngjashëm.

Si prioritet të dytë Besimi e veçon efikasitetin dhe produktivitetin më të madh të sistemit tatimor për arkëtim më të mirë të të hyrave, përmes luftës më efikase kundër veprimtarive të paregjistruare dhe fshehje të tatimit dhe kapacitet të përforcuar institucional, analiza dhe rirregullim të bazës tatimore, zvogëlimin e detyrimeve tatimore të mbetura dhe vendosjen e regjistrit të pronarëve të vërtetë.

“Disa nga masat e parapara për përmirësimin e efikasitetit dhe produktivitetit të sistemit për arkëtimin e tatimeve janë shqyrtim i rregullores ekzistuese tatimore, vendosjes së teknologjive të avancuara, përforcimin e kapaciteteve të institucioneve, modernizimin dhe automatizimin e proceseve të punës, koordinim të përforcuar institucional si dhe bashkëpunim më të mirë në nivel ndërkombëtar”–tha ministri i Financave.

“Prioriteti i tretë i Strategjisë tatimore është transparenca e rritur tatimore, që përfshin përmirësimin e shkëmbimit të informacioneve ndërmjet organeve tatimore dhe subjekteve tjera, që në rradhë të parë do të bazohet në shërbime elektronike dhe dixhitalizim të proceseve,” tha ministri në këtë intervistë.

Si një nga pesë prioritetet e Strategjisë është veçuar edhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve. Rezultatet e synuara janë një shkallë më e lartë e shërbimeve dixhitale, menaxhim më i mirë sa i përket lëshimit të lejeve për import – eksport, eliminimin e barrierave të panevojshme jotarifore dhe kontroll më të mirë tatimor të brendshëm.

Prioriteti i fundit ose i pestë është vendosja e tatimimit ekologjik (“të gjelbër”) tha Besimi, me qëllim të stimulimit të obliguesve tatimor që të zvogëlojnë aktivitetet që ndikojnë në ndotjen e mjedisit jetësor.

“Qëllimi kryesor është ballafaqimi me ndotjen dhe mbrojtja e burimeve natyrore. Në mënyrë shtesë, si rezultat i kësaj mund të pritet edhe rritje e të hyrave të buxhetit“–tha ministri i Financave në këtë intervistë.