Bislimi: Petkoviqit nuk i intereson Kushtetuta e Kosovës, më tha “e duam Asociacionin siç e kemi marrë nga Isa Mustafa”

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, tha se në takim me kryenegociatorin e palës serbe, Petar Petkoviq, kuptoi se Serbia po e kërkon Asociacionin sipas marrëveshjes së 2015-ës.

Sipas Bislimit, pala serbe tha sot se atyre nuk iu intereson Kushtetuta e Kosovës, as letra e Mogherini-t, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ai shtoi se Petkoviq sot u paraqit në takim me dokumente nga marrëveshja që bëri Serbia me Isa Mustafën në 2015-ën.

“Nga pala serbe është thënë sot se atyre nuk iu intereson Kushtetuta e Kosovës, nuk i intereson as letra e Mogherini-t, iu intereson vetëm ajo që kanë marrë nga z. Isa Mustafa në vitin 2015 dhe z. Petkovic edhe i lexonte atë se çka kanë marrë nga z. Mustafa në vitin 2015, thoshte që kështu e duam ne asociacionin”, deklaroi Bislimi pas takimit.

“Tek zbatimi i pikës 7, sot është precizuar nga z. Lajcak se ka qenë gabim teknik ajo që është shfaq në faqen e tij të facebook-ut. Nuk trajtohet si pikënisje drafti, por prezantimi i draftit, akti i prezantimit shënon pikënisjen e diskutimeve për zbatimin e pikës 7, ashtu siç kemi thënë dhe ne disa herë në prononcimet tona publike. Pjesë të tjera janë pastaj ato kriteret për të cilat kemi folur që janë shumë me rëndësi”, tha tutje.

Bislimi po ashtu ka thënë se për Serbinë, primare është vetëm Asociacioni, e pastaj duan të vazhdojnë te pikat tjera.

“Pala serbe ka thënë se ne na intereson vetëm pjesa e Asociacionit e pastaj do të flasim për pjesën tjetër. Mirëpo nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që sot të diskutohet. Situata në veri nuk është trajtu fare sot”, tha ai. /Reporteri.net/.