Funksionarët morën pagat me rreth 1000 euro rritje, Besimi: Tani nuk është koha për rritje të pagave në sektorin publik

Shpërndaje

1060 zyrtarë për muajin prill kanë marrë pagë më të lartë për 78% bëri të ditur ministri i Financave, Fatmir Besimi në takimin që pati me gazetarët. Ministri për vete ka marrë pagë prej 125.960 mijë denarëve, ndërsa rroga e tij e mëparshme ka qenë 71.145 denarë.

E pagat e rritura të funksionarëve, shtetit në mënyrë shtesë deri në fund të vitit do t’i kushtojnë 960 milionë denarë.

“Ky është vendim i gjykatës Kushtetuese dhe duhet të respektohet. Ato para nuk ishin paraparë në buxhet, ndërsa duhet të jepen, askush nuk më pyet se ku do t’i gjej ato para. Është mirë që Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi nenin kontestues të vitit 2012 për koeficientët e pagave në vend që ta anulonte. Nëse do ta anulonte, zyrtarëve do të duhej t’u paguhej borxhi i mbetur për gati 11 vjet me kamatë”, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Por çka do të ndodh me rritjen e pagave në sektorët tjerë? Sipas Besimit tani nuk është koha më e favorshme për harmonizimin dhe rritjen e pagave në sektorin publik, pasi do të ketë implikime në inflacion dhe rekomandon që rritja e pagave të zbatohet nga viti 2024. Sipas tij, pagat në sektorin publik duhet të rriten nëse rritet produktiviteti dhe rriten pagat në sektorin real.

“Mund të kemi rritje të pagave, vetëm nëse kemi përmirësim të produktivitetit. Që do të thotë krijojmë më shumë më punën e njejtë me harxhimet e njetja dhe atëherë është e logjikshme se na takon më shumë pagënëse japim më shumë për punën e njejtë.Harmonizimi i pagave nga Këshilli ekonomiko-social do të zgjasë më shumë, dhe metodologjia për rritjen e pagave mund të miratohet më shpejtë”, pohoi Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Rritjen e pagave të zyrtarëve e mundësoi Gjykata Kushtetuese, e cila vendosi të shfuqizojë dy nene të ligjit për pagat dhe shtesat e zyrtarëve, kështu që kjo vlen për të funksionarëve, zëvendësministrave, kryetarëve komunave, drejtorëve, si dhe të gjithë gjyqtarëve, përfshirë edhe ata të Gjykatës Kushtetuese për 78%./TV21