Snopçe: VMRO nuk mund të amnestohet nga krimet e BDI-së, VMRO dhe BDI bashkë kanë zgjedhur prokurorët dhe gjykatësit që mbajnë në sirtarë lëndët e Merkos

Shpërndaje

Ne i kemi të freskëta, prej bombave kuptohet sepse i kemi dëgjuar me veshët tonë, se si VMRO së bashku me BDI-në, pra BDI së bashku me VMRO-në, për të cilën zoti Stojanovski akuzon BDI-në, i zgjidhnin prokurorët dhe gjykatësit. Ne e dijmë se si zgjidheshin dhe pikërisht ata prokurorë dhe gjykatës ende janë në detyrë dhe pikërisht ata prokurorë i mbajnë në sirtarë lëndët e kryetarit aktual zotëri Ramiz Merko në lidhje me korrupsionin për të cilin zotëri Stojanovski akuzon Ramiz Merkon se Amerika e ka vendos në listë të zezë, ndërsa ne sdijmë gjë dhe kërkon përgjegjësi. Unë pajtohem me konstatimin, por VMRO-ja ka qenë bashkë me BDI-në ajo e cila ka zgjedhur ato prokurorë të cilët i mbajnë lëndët në sirtarë dhe të gjthë çuditemi si mundet Amerika të dijë që zotëri Ramiz Merko paska qenë i korruptuar ndërsa ne nuk dijmë. Ironia të jetë më e madhe edhe kryeministri Kovaçevski në një deklaratë po habitet se si ne brenda nuk dijmë se Ramiz Merko na qenka i korruptuar, ndërsa Amerika po ditka, thotë deputeti i ASH-së Halil Snopce.