Bekteshi: Nga janari çmime më të lira të energjisë elektrike

Shpërndaje

Ashtu edhe siç paralajmëroi javë më parë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nga 1 janari 2023 do të kemi çmime më të lira të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. Në mes të krizës energjetike dhe ekonomike sigurisht se edhe ky Vendim si shumë masa të tjera do të jenë në të mirë të qytetarëve të vendit për ta përballuar sa më lehtë këtë sfidë.

Për dallim nga rajoni, të cilët kanë edhe reduktime të furnizimit me energji elektrike, qytetarët e RMV-së përveç furnizimit të rregullt dhe stabil me energji elektrike, prej janarit do të kenë edhe çmime më të lira të energjisë.

Ja postimi i plotë i ministrit Bekteshi:

“Nga 1 janari 2023 çmime më të lira të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël.
Për amvisëritë çmimi i energjisë elektrike për bllokun e parë ulet për 4.11%.
Për bllokun e dytë ulet për 2.95%.
Çmimi i bllokut të tretë rritet me 0.85%.
Për bllokun e katërt çmimi i energjisë elektrike rritet me 7.65%.
Gjithsej 99.2% e familjeve në vend do të kenë ulje të çmimit të energjisë elektrike.
Çmimi total i energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël nga data 01.01 ulet për me 20.15%
Ky çmim do të aplikohet për 70.000 kompani në vend.
Me këto vendime çmimi i transmetimit të energjisë elektrike ulet me 8.66%.
Çmimi i shpërndarjes është ulur me 19,54%”