Aeroporti “Adem Jashari” lëshohet në qarkullim, alarmi për bombë ishte i rremë

Shpërndaje

Pas disa orësh që qëndroi i mbyllur aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë është hapur për qarkullim.

“Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Pas përfundimit të kontrollit nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroportin e Prishtinës i është kthyer normalitetit dhe udhëtarët janë duke hyrë në aeroport për të vijuar me fluturimet.

Pamje nga hyrja e Aeroportit të Prishtinës disa orë nga kërcënimi me bombë