Maqedoni

Bujar Osmani thotë: BDl më e fortë se kurrë

Shpërndaje

Funksionari i lartë i BDl-së ,njëherit edhe ministër i Punëve të jashtme në qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani foli për mbledhjen e kryesisë në detyrë në gjashtë mujorin e formimit të ekzekutivit për gjitha zhvillimet ndërsa sipas tij tashmë është traditë e BDl -së që ekzekutivi në periudha të caktuara jep raport kryesisë për punën e tyre dhe për të dëgjuar mendimin e anëtarëve të kryesisë në detyrë plr punën e ekzekutivit.Osmani tha se është biseduar për të gjitha zhvillimet që ndodhin në BDl.

BDl sipas tij është pjesë e ekzekutivit dhe përcaktuese në politikat e shtetit.

Qytetarët duhet të dijnë edhe për zhvillimet e brendshme por edhe për punën e partisë më të madhe shqiptare u shpreh Osmani.

Ai njëkohësisht konfirmoi për shkak njejtin shqiptarë se është më e fortë se kurrë dhe se është duke u zhvilluar një debat konstruktiv .

I pyetur se a janë tejkaluar mosmarrëveshjet brenda partisë, Osmani tha se mendimet ndryshe kanë qenë gjithmonë në BDl dhe ato janë inkurajuar nga kryetari i partisë Ali Ahmeti.

Partitë që lejohet debati i brendshëm gjithnjë janë parti që freskohen me ide të reja.

Debatet sipas tij e kanë bërë BDl në më të fortë dhe fitues në çdo cikël zgjedhorë tha Osmani.