Maqedoni

Carovska: Çdo libër shkollor me përmbajtje diskriminuese do të tërhiqet

Shpërndaje

Së shpejti do të shpallen thirrjet për përgatitjen e programeve mësimore për klasën e parë dhe të katërt në përputhje me Konceptin për arsimin fillor, deklaroi ministrja Milla Carovska dhe u bëri thirrje ekspertëve të aplikojnë për shpalljet, siç tha, arsimi i ri, modern fillor në Maqedoninë e Veriut.

“Jam e lumtur që kemi marrë komente konstruktive në debatet publike në dy muajt e fundit, në Parlament u prezantua dhe u rishikua versioni konform zërit të ekspertëve të ndryshëm, organizatave të shoqërisë civile, profesorëve, etj. Mendoj se tani kemi një zgjidhje të mirë për konceptin dhe shumë shpejt do të ketë thirrje për përgatitjen e programeve për klasën e parë dhe të katërt që duhet të zbatohen më tej”, tha Carovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas prezantimit të fushatës “Mëso zgjuar, punoni profesionalisht”, në Shkup.
Mësimi në shkolla do të vazhdojë sipas modelit hibrid të zgjedhur në fillim të vitit shkollor – mësimdhënia onlajn për të gjithë përveç nxënësve deri në klasën e tretë dhe për nxënësit e klasave të larta në shkolla më të vogla, kryesisht rajonale dhe rurale.

“Modeli hibrid është i qëndrueshëm dhe deri më sot nuk ka asnjë ndryshim në vazhdimësinë e ruajtjes së procesit arsimor, por edhe në mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve, me këtë edhe të shëndetit publik. Kjo tregon se zgjedhja që vendi ynë ka bërë për këtë model hibrid të mësimdhënies ka treguar sukses, si për rajonin, ashtu edhe mund të them në botë. Për këtë ne – Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Ministria e Arsimit dhe Shëndetësisë – kemi vendosur të fillojmë gjysmën e dytë të vitit në të njëjtën mënyrë siç kemi përfunduar pjesën e parë. Për sa kohë që nuk ka ndonjë ndryshim tjetër të situatës, ne mbetemi në të njëjtin model”, tha Carovska.

Lidhur me iniciativën për tërheqjen e librit shkollor Gjeografia për arsimin e shkollës së mesme për vitin e dytë, ministrja u përgjigj se ky nuk është libri i vetëm dhe se kjo do të vlejë për të gjithë që kanë stereotipe dhe përmbajtje fyese.

“Në muajin e parë të mandatit tim, tërhoqëm një libër shkollor që kishte përmbajtje diskriminuese. Çdo libër shkollor për të cilin raportohet që ka përmbajtje diskriminuese do të tërhiqet. Për këtë formohet një komision. Për momentin, është formuar komisioni për tekstin shkollor të diskutueshëm dhe do t’i shohim rezultatet që do t’i nxjerrë komisioni, çka me atë libër shkollor më tej. Tërhiqen vazhdimisht libra shkollorë që në vitet e kaluara edhe atë se si kanë pasur përmbajtje diskriminuese dhe fyese për një grup tjetër qytetarësh në vendin tonë. Qeveria e ka ngritur këtë në program si një çështje prioritare. Tani jemi duke punuar në një zgjidhje sistemike dhe instalim të filtrave në mënyrë që përmbajtja e tillë të mos hyjë në sistemin arsimor në të ardhmen”, shtoi Carovska.