PTHP: Tentativë vrasjeje të një prokurori në Gositvar

Shpërndaje

Prokuroria Themelore Publike përmes një komunikate njofton se sot në mëngjes në orën 05:30, në f.Çegran të Gostivarit, është kryer një tentativë vrasjeje të Prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore Publike – Gostivar.

Siç thuhet në komunikatë, Prokurori Publik, është jashtë rrezikut për jetën edhe është nën përkujdesje mjekësore në Klinikat e Shkupit.

Prokurori Publik ka qenë I sulmuar me thikë ku është gositur në shpinë – thuhet në komunikatën e PTHP-së.

PTHP-ja është duke ndërmarrë veprime për të zbardhur rastin.