Rajoni

Gani Dreshaj i AAK-së lut bashkëvendasit e tij që t’i mirëpresin Kurtin e Osmanin

Shpërndaje

Gani Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga bashkëvendasit e tij nga fshati Vrellë e Istogut, që të mirëpresin kreun e Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani.

Dreshaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se fushata duhet të jetë e dinjiteshme, pa dhu*në dhe ofendime.“Kurti, Osmani, Hoxhaj, Haradinaj, Hoti, Limaj e secili lider apo përfaqësues partiak ka rastin të paraqesë në Kosovën e pavarur planin elektoral dhe janë qytetarët ata që bëjnë zgjedhjen e tyre me 14 shkurt”, thuhet tutje në postimin e tij.Të hënën, kreu i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti ishte pritur me bërtitje dhe fyerje gjatë vizitës së tij në Skenderaj. Si shkak i kësaj, Kurti ishte përcjellë me forca të Policisë së Kosovës.Ndaj vizitës së tij kishin reaguar dega e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, duke e quajtur provokim një gjë të tillë.