Përmbytjet shkaktojnë 2 të vdekur në Turqinë perëndimore

Shpërndaje

Reshjet e mëdha të shiut në Turqinë perëndimore përmbytën pjesë të provincës së Izmirit, duke shkaktuar dy të vdekur të martën, raporton Anadolu Agency (AA).

Një automjet në të cilin gjendeshin Hıdır Öztürk, 65 vjeç, dhe dhëndri i tij Kaan Soydan, u zhduk në mes të përmbytjeve në rrethin Menderes në brigjet e Detit Egje.

Njësitë e kërkimit gjetën trupat e dy viktimave disa orë më vonë, së bashku me automjetin e tyre. Soydan u gjet gati dy kilometra larg nga vendi i ngjarjes.

Pothuajse 2.400 pjesëtarë të ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit dhe mbi 450 automjete u angazhuan për intervenim gjatë përmbytjeve që ndodhën pasi 19 përrenj dolën nga shtrati si pasojë e shirave të hënën mbrëma, ka njoftuar Ismail Çataklı, zëvendësministri i Brendshëm.

Shtëpitë në pesë lagje në Menderes u evakuuan për shkak të përmbytjes.

Gjithashtu, një zonë industriale në rrethin Balcova u dëmtua nga dheu dhe papastërtitë që u sollën nga ujërat e shiut.

Balta e tërhequr nga përmbytja preku bizneset dhe bllokoi rrugët. Automjetet në vend u bllokuan gjithashtu në baltë.

Rreth 50 shtëpi dhe biznese, si dhe 40 automjete, pësuan dëme.

Foto: Mehmet Emin Mengüarslan / AA