MaqedoniTop Lajme

Gjashtë ulësja në Kodrën e Diellit sot nuk punon

Shpërndaje

Edhe pse vazhdimisht promovohet se Kodra e Diellit ka arritur të jetë një ndër qendrat turistike më të mira nga funksionarët e BDI-së duke u fotografuar, nuk ka javë që mos të ndodh diçka.

Sot siç mësohet gjashtë ulësja nuk punon, dhe tursitët kërkojë llogari nga drejtori Adem Avziu dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi të sqarojnë pse nuk punon.

“6 Ulsja pse spunon. Adem Avziu Kreshnik Bekteshi a harxhon shumë?

Prandaj duhet Teleferiku TETOVË KODRA E DIELLIT, për me pasë arsyeshmëri ekonomike , për 1 ore transporton 1500 vizitorë, a total qendra ka 1000 vizitorë!!!

Matematika sju hec hiç!”, thuhet në faqen e Facebook-ut Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit.