Krerët e Serbisë në mbledhje për mafinë, merren me letrën e Biden
Pas një mbledhjeje urgjente të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Beograd , ministri i mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq, tha se e kishin një kryetemë diskutimi.
”Tema më e rëndësishme e takimit tonë ishte gjendja aktuale në territorin e Kosovës dhe Metohisë ku kemi situatë komplekse të sigurisë. Kjo është në aspektin politik dhe të sigurisë. Natyrisht folëm për atë se çka po ndërmarrin institucionet tona shtetërore për të ruajtur stabilitetin në krahinën tonë jugore. Para së gjithash ne duam të mbrojmë popullatën serbe atje”, deklaroi kreu politik i ushtrisë serbe, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë temë tjetër e rëndësisë së veçantë nga takimi i Këshillit ishte një letër që u bë publike të dielën dhe e cila mban datën 5 Shkurt.
Në të presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ia uron homologut serb Aleksandër Vuçiq 15 shkurtin, ditën e shtetësisë së Serbisë.