Publikohet video/ Si u ekzekutua çifti nga Shkodra për 7 sekonda?

Shpërndaje

Është publikuar sot video e plotë ekskluzive e ekzekutimit të ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvana Ndoci më 15 Korrik.

7 sekonda i janë dashur vrasësit për të ekzekutuar Boran Berçanën dhe bashkëjetuesen e tij Silvana Ndoci, në prezencë të fëmijës së tyre brenda në makinë. Videoja u sigurua nga gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha, i cili sqaroi sot live se si mundi ta siguronte videon por edhe gjithë detajet e reja që di për ngjarjen e rëndë.

Hoxha i japë sot përgjigje edhe pyetjeve: Kush e donte Boran Bërçanën të vrarë? Çfarë flitet nën zë në Shkodër për këtë vrasje makabre? Përse policia e qytetit verior është ende larg identifikimit të autorit? Me këtë ekzekutim mafioz a është hapur kutia e Pandorës për një serial vrasjesh në Shkodër?