Kurti dhe Osmani sot vizituan, Drenasin, Malishevën, Vushtrinë dhe Sharr-in (Video)
Nëpër shtëpi, oda e oborre, fshatra të Drenasit e Malishevës, u mirëpriten dje kryeministri, Albin Kurti, dhe presidentja, Vjosa Osmani. Bashkë me kandidatët, Enver Dugolli, Blerim Gashani, Gani Krasniqi e Faton Peci, ata kërkuan nga qytetarët të mobilizohen për ta siguruar secilën votë për ditën e referendumit. Ne jemi të parët, por tani duhet të jemi shumica që qeverisë me më shumë se 61 deputetë në Kuvendin e Republikës. Krejt dhe Drejtë sepse Bashkë është e Mundshme. 127.
Krejt dhe Drejt në Sharr
63% na nxori sondazhi në Vushtrri, por pritja e djeshme e kryeministrit të ardhshëm, Albin Kurti, dhe presidentes, Vjosa Osmani, tregoi që fitorja me “F” të madhe do e kalojë atë përqindje në këtë komunë. Bashkë me kandidatët për deputetë, Besim Muzaqi, Fjolla Ujkani, Gazmend Gjyshinca, Faton Peci, kryeministri e presidentja dje në Vushtrri bënë një ecje në sheshin qendrorë, ku edhe mbajtën nga një fjalë për referendumin e 14 shkurtit, e bënë thirrje që të sigurohet secila votë për qeverisjen e shumicës që po vjen. Krejt dhe Drejt me numrin 127.
Krejt dhe Drejt Referendumit, 14 shkurtit, qeverisjes që e synojmë dhe dëshirojmë për Kosovën tonë të dashur. Kryeministri, Albin Kurti, me presidenten, Vjosa Osmani, nënkryetaren tonë, kandidate për deputete, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, dhe kandidatin tonë nga Obiliqi, Halil Thaçi, qëndruan dje në këtë qytet, ku zhvilluan disa takime me biznese e qytetarë. Të përgatitemi e të punojmë për secilën votë, në mënyrë që fitorja jonë të jetë fitore e një shumice qeverisëse, ishte porosia e kryeministrit dhe presidentes. #KrejtdheDrejt #127