Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%
Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”.
Pyetjes se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, qytetarët në masë të madhe mendojnë se fituese do të jetë Partia Socialiste.
Në kampionin me 1500 persona, 44% mendojnë se Edi Rama dhe forca politike që ai drejton do të marrë 44% të votave.
Ndërkohë 24% e shohin Partinë Demokratike si fituese të 25 Prillit. Ndërsa LSI dhe Monika Kryemadhi kanë përfunduar në kuotën e 2%.