Maqedoni

Osmani – Landsbergis: Presim fillim të negociatave me BE-në dhe mirënjëhje për angazhimet e deritanishme

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka realizuar video takim me kolegun e tij nga Republika e Lituanisë, ministrin Gabrielius Landsbergis me theks në dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtoi MPJ, është folur për metodologjinë e re të zgjerimit, përpjekjet për harmonizimin e kornizës negociuese në bazë të respektit të vlerave elementare evropiane dhe standardeve, me të vetmin qëllim miratimin dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.

“Pozita parimore e Lituanisë, e manifestuar vazhdimisht për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut është e rëndësisë së veçantë sepse integrimet evropiane për shtetin nënkuptojnë siguri, stabilitet dhe zhvillim ekonomik, por edhe stabilitet të rajonit. Presim zbatimin e papenguar të vendimit nga muaji mars për fillimin e negociatave për aderim dhe përparimi në këtë drejtim do të paraqet njohje për angazhimin e deritanishëm të shtetit tonë në proceset integruese evropiane”, theksoi Osmani.

Në këtë kontekst, Lituania mbetet e hapur për shkëmbimin e përvojave, ekspertizës dhe njohurive në zbatimin e politikaneve evropiane.

Gjatë bisedës u riafirmua mirënjohja ndaj Lituanisë dhe mbështetja e tyre për anëtarësimin tonë në NATO, e cila nga viti 2000 themelohej në solidaritet, si një prej principeve me anëtarësimin e dy vendeve në Grupin Vilnius.

Osmani dhe Landsbergis, shtohet, i shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në plan bilateral, veçanërisht në fushën e diplomacisë ekonomike, menaxhimit me kriza, IT sektorit si dhe ndihmës tjetër prej ekspertëve. Nga ana e Lituanisë u shpreh interes për pjesëmarrje të ekspertëve në tuining projekte me theks në fushat e financave publike, tregut të punës, administratës, sigurisë kibernetike dhe të ngjashme. Bashkërisht u vlerësua se bashkëpunimi ekonomik mbetet pas atij politik edhe se në atë duhet të punohet, qëndron në kumtesën e MPJ-së.