Shqiptari i Velesit prodhues i orizit – punoni tokën, bota ka nevojë për ushqim (Video)

Shpërndaje

“LLOJI I FARËS ITALIANE “SAN ANDREA” MË PROFITABIL”

Xhemazi Ahmeti nga Komuna e Cashkës, 10 vite që merret me prodhimin e orizit, raporton Klan M.

Ai prodhon deri në 50 tonë oriz në vit, prodhimi i të cilit thotë se kërkon shumë përkushtim dhe punë.

XHEMAZI AHMETI – PRODHUES I ORIZIT

– Po, jam i vetmi shqiptar në Maqedoninë e Veriut që jam prodhues orizi,

– Për momentin jemi duke punuar në 6 hektarë dhe prodhojmë rreth 40, 45 deri në 50 tonë oriz rendaman në vit.

– Orizi mbillet në prill dhe faza e fundit është maji, në fillim lërohet toka, rrafshohet toka, mbushet me ujë dhe orizi mbillet në ujë.

– Orizi ka një afat prej 160 ditësh derisa të vijë koha e korrjes.

Si prodhues i ri i kësaj kulture bujqësore, fillimisht filloi të eksperimentonte me disa lloje orizi, por ai që ka pasur më shumë sukses në këtë tokë është lloji i farës italiane San Andrea, nga e cila thotë se një kokërr orizi prodhon 1000 kokrra tjera.

XHEMAZI AHMETI – PRODHUES I ORIZIT

– Nga një kokërr orizi dalin 12 deri në 15 fidane.

– Nëse e shumëzojmë me 12 ose 15, kemi mbi 1000 kokrra nga një kokërr oriz.

– Siç thashë më herët, një hektar korrim 8 deri në 10 tonë oriz rendaman.

Rritja e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera kanë ndikuar edhe Xhemaziun, i cili thotë se nëse vazhdon kështu, ndoshta edhe aji si një prodhues i mund të mos prodhoje më oriz, për shkak siç thotë se ka shumë shpenzime.

XHEMAZI AHMETI – PRODHUES I ORIZIT

“Me çmimin nuk jemi të kënaqur, vitin e kaluar ishte shumë keq, 20 denarë. Nëse këto çmime vazhdojnë vitin e ardhshëm, mendoj se 70% e orizprodhuesve nuk do të mbjellin oriz sepse çmimi i naftes është i lartë, çmimi i plehrave artificiale, nëse orizi nuk bëhet 30 apo 35 denarë, rendaman apo i bardhë 70-75 denarë. vitin e ardhshëm nuk do të ketë mbjellje oriz.”

Nga arat e mbjella me oriz Xhemaziut kishte edhe një porosi.

XHEMAZI AHMETI – PRODHUES I ORIZIT

“U bëj thirrje sërish të rinjve që të fillojnë të punojnë tokën, jo vetëm me prodhimin e orizit, të prodhojnë gjithçka sepse për momentin bota ka nevojë për ushqim”. /KlanMacedonia/