Pagesa rrugore Tetovë-Gostivar: Protestë e banorëve të Sellarcës
“Banorët e fshatit Sellarcë sot kanë protestuar në hyrje të Tetovës pikërisht në objektet e pagesave rrugore sepse sic thonë ky është problemi I tyre. Ata detyrohen 30 denarë për 20 km rrugë, në ndërkohë që sh frytëzojnë vetëm 3.5 km nga kjo rrugë , sipas tyre është shumë që dy apo 3 hërë në ditë të bëjnë këtë pagesë.
“3 km e gjysë ne paguajmë 20km, shumica e rasteve nga dy tre herë kemi punë në Tetovë, na vjen mestaraja e mujorit 150 euro të paguajmë, Përse? Alternativa ka le të vendosin aparat atje nga 6 denarë, le ta asfaltojnë rrugën ndihmëse”
Është shumë e thjshtë një matematikë e thjeshtë fshati jone ka 400 shtëpi nëse 200 vetura të qarkullojnë nga 1 euro 200 euro në nivel vjetor I vjen 73 mijë euro , kjo është vjedhje apo rrjepje e popullatës”
Ne kemi disa kërkesa të paguajmë aq sa shfrytëzojmë , të na mundësojnë një rrugë anësore, të mundësojnë një pagësë vjetore, nuk themi se nuk paguajmë , por do paguajmë aq sa shfrytëzojmë.
“Ata thonë se kanë dërguar kërkesë në institucione përkateësë por pa përgjigje. Sipas tyre nësë nuk do mëren parasysh kërkesat e tyre thonë që këta protesta do të përshkallëzohen. Të dëgjojmë protestuesit”
“Hapat e parë javës së ardhëshme , do ti nxjerim kamijonat, bagerët , nënat motrat të gjithë , do dalin krejt me havale pa havale do ta bllokojmë, kjo qeveri nuk merr vesh”
Banorët e Sellarcës kanë protestuar për të njëjtën problematikë edhe në vitin 2016 por deri më tani nuk kanë një zgjidhje. Së fundi ata thonë se kanë probleme edhe me transportin, nuk kanë stacion të autobusave në fshat dhe se detyrohen të shkojnë deri në fshatin Kamjan për të pritur autobusin. /KlanMacedonia