Të enjten dhe të premten reshje të shiut dhe rritje të temperaturave, të shtunën borë dhe erë

Shpërndaje

DPHM-ja paralajmëron reshje dhe ulje të temperaturave të enjten dhe të premten. Siç informojnë, reshjet do të jenë nga shiu, ndërsa do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor.

Nën ndikimin e valës së ftohtë dhe lagështisë të premten dhe të shtunën, reshjet do të kalojnë në borë dhe do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior.

Sipas DPHM-së, nesër moti do të jetë i ndryshueshëm, paradite në pjesët perëndimore dhe veriore me reshje të dobëta lokale të shiut, kurse në male dhe në viset më të larta me borë të dobët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura do të sillet nga -3 deri 9 gradë. Në Shkup do moti do të jetë i ndryshueshëm, ndërsa në orët e hershme të mëngjesit me shi të dobët, do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior dhe temperatura prej -2 deri në 5 gradë Celsius.