Maqedoni

Publikohet strategjia për vaksinim në Maqedoni të Veriut

Shpërndaje

Në seancë të mbyllur, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka miratuar marrëveshjen për furnizim të vaksinës kineze.

Me këtë marrëveshje, e ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë që të nënshkruajë marrëveshje.

“Ne do ta nënshkruajmë marrëveshjen me të cilën do të sigurojmë 200 mijë vaksina kineze, të cilët janë për 100 mijë qytetarë”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton TV21.

Ai shtoi se është përgatirur edhe plani për pranim të vaksinave nga aerodromet dhe se janë përgatirur kapacitetet për temperaturë adekuate ku do të ruhen vaksinat.

Oraret për vaksinim do të caktohen nëpërmjet sistemit “Termini im”, kurse imunizimi do të realizohet nëpërmjet disa fazave.

Pasi sistemi “Termini im” do të caktojë se cilët qytetarë do të mund të marrin vaksinë, oraret për vaksinim do të caktohen nga mjekët amë.

Pacientëve u mbetet të vendosin, se a do të vaksionohen ose jo kundër Covid-19.

“Secili që do të marrë dozën e parë të vaksinës, në atë moment do t’i caktohet termini për dozën e dytë e cila duhet të merret pas 21 ditësh”, tha Filipçe.

Ndërkohë, është mësuar se të parët do të vaksinohet qytetarët e moshës mbi 75-vjeç, më pas personel mjekësor.

Për 18-vjeçarët nuk ka ende plan./TV21